Osmani takon presidenten e PE-së: Në rrugën tonë drejt BE-së mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Osmani ka shpërndarë një fotografi me presidenten Metsola, derisa ka shkruar se ajo është ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës.

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është pa dyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer”, shkroi presidentja Osmani në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

Në Samitin e Paqes për Ukrainën kanë marrë pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve. /Zëri