Gjendet i vdekur një person në Llapushnik, Policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së dielës në fshatin Llapushnik të Drenasit.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin ditor, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ku edhe është urdhëruar nga njësitet policore që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), shkruan Zeri.info.
Policia është duke e hetuar këtë vdekje.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Trup i pajetë, hetim mbi vdekjen
Llapushnik, Gllogoc/ 16.06.2024 – 21:00 - 22:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit, i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion. /Zëri