Osmani takon presidentin e Kenias, diskutojnë për avancim raportesh mes dy shteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Kenias, William Ruto.
Presidentja, përmes një shkrimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në takimin kanë diskutuar për avancimin e raporteve mes dy shteteve.
“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me presidentin e Kenias, William Ruto diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, shkroi Osmani, përcjell Zeri.info.
Ndryshe, Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.
Në Samitin e Paqes për Ukrainën kanë marrë pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve. /Zëri