Vdes në QKUK personi që ishte goditur nga një veturë në Gjakovë

Ka vdekur personi i cili ishte goditur nga një veturë në Gjakovë.

Policia në raportin ditor njofton se viktima ishe duke u trajtuar në QKUK.

“Rr. ‘Hysni Dobruna’ - Gjakovë / 12.06.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar, i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra, më 16.06.2024 ka vdekur, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.