Sot, temperaturat deri në 30 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
IHMK-ja njofton se temperaturat maksimale do të arrijnë deri 30 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.