Arrestohet një person në Leposaviq
Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit ditor.
“Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.