Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia nis hetimet
Është gjetur pa shenja jete një person ditën e djeshme në fshatin Livoç i Epërm i Gjilanit.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, ende nuk dihet identiteti i viktimës, përderisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë (IML), shkruan Zeri.info.
Po ashtu, policia është duke bërë hetimin e këtij rasti, përderisa e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
VDEKJE E DYSHUAR
Livoq i Epërm, Gjilan / 15.06.2024 - 12:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri