Notat e lojtarëve: Itali 2-1 Shqipëri, Bajrami dhe Gjimshiti më të mirët te kuqezinjtë - Barella më i miri në fushë
Shqipëria është mposhtur në ndeshjen e parë, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Kuqezinjtë u mposhtën me përmbysje nga Italia me rezultat 2-1, në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Fillimisht në epërsi kaloi Shqipëria, ku Nedim Bajrami arriti të realizoi në sekondin e 23-të, kështu duke hyrë në histori të kampionatit evropian pasi shënoi golin më të shpejtë.
Kurse për Italinë shënoi Bastoni (11’) dhe Barella (16’).
Në këtë ndeshje, më i miri ishte Barella që mori notën 8.0 nga "Sofascore", i ndjekur nga Bastoni 7.8.
Te Shqipëria më të mirët ishin Nedim Bajrami dhe Berat Gjimshiti që morën notën 7.0.
Shqipëria me këtë humbje renditet e treta me 0 pikë, kurse Italia e dyta me tri sosh. /Zëri
Vlerësimi i të gjithë lojtarëve:
Itali:
Shqipëri: