Mbyllet pjesa e parë: Itali - Shqipëri, ky është rezultati
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Itali - Shqipëri, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Shqipëria ka shkuar në pushim me disavantazh prej 2-1 nga Italia.
Fillimisht në epërsi kaloi Shqipëria përmes golit të Nedim Bajramit vetëm pas 22 sekondash lojë.
Teksa Bastoni arriti të barazojë rezultatin në minutën e 11-të, kurse për të përmbys gjithçka u përkujdes Barella në minutën e 16-të, kështu duke e mbyllur pjesën e parë 2-1.
Sfida po zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park”. /Zëri