Mbi 50 tifozë italianë u arrestuan në Dortmund, mbanin kapela, thika dhe bomba letre

Itali-Shqipëri edhe pse për shqiptarët parashihej si ndeshje e qetë, kjo nuk ishte menduar e tillë për 50 italianë që janë arrestuar nga policia gjermane.

Mbi 50 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes debutuese të Italisë dhe Shqipërisë në Signal Iduna Park janë arrestuar pasi posedonin armë të ndryshme.

Italianët kishin thika, bomba letre dhe sende të mprehta dhe po përpiqeshin të gjenin tifozët shqiptarë që të konfrontoheshin me ta.

Sipas Gazetta dello Sport, janë personat 67 persona, ndodhen në paraburgim, pasi u kapën pranë një restoranti.

Ata kishin veshur me kapuç  dhe po përpiqeshin të përlesheshin me shqiptarët.

Italianët pritet të mbahen në zyrat e policisë gjermane për 24 orë më pas do të vlerësohen nga drejtësia gjermane se a do të lirohen, apo do të mbahen ende. /Telegrafi/