“Hera e parë që bëj video në stadiume, atmosferë mahnitëse”, Ramadani tregon emocionet para ndeshjes

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka thënë se kuqezinjtë duhet të bëjnë maksimumin sot ndaj Italisë për të marrë një rezultat të mirë në fushën e lojës ndaj Italisë.

Ai foli për UEFA-n pak minuta para sfidës, duke treguar emocionet për atmosferën e bukur që ishte në stadium.

“Është atmosferë mahnitëse. Është hera e parë që bëj video në stadiume, është hera e parë dhe po bëj video dhe shpresoj që në fund të kemi një rezultat të mirë për ta”.

“Padyshim do të jetë e vështirë, por e dimë dhe do të shkojmë të japim gjithçka në fushë. Nuk ka rëndësi se kush luan. Jemi një ekip i mirë dhe duhet ta tregojmë edhe në fushë”, ka thënë Ramadani.

Ramadani do të luajë nga minuta e parë në ndeshje ndaj Italisë dhe do ta ketë përkrahjen e madhe të tifozëve kuqezi në stadiumin e Dortmundit. /Telegrafi/