Notat e lojtarëve, Spanjë 3-0 Kroaci: Fabian Ruiz lojtari më i mirë i ndeshjes

Spanja ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024 ndaj Kroacisë, e vlefshme për grupin B.

Të besuarit e Luis De La Fuentes arritën që ta përmbyllin epilogun e fituesit që në pjesën e parë duke shënuar të gjithë golat.

Alvaro Morata, Fabian Ruiz dhe Dani Carvajal ishin lojtarët që shënua nga një gol për t’i dhënë fitoren e parë Spanjës në ndeshjen e tyre hapëse në Kampionatin Evropian 2024.

Sipas statistikave nga Sofascore, Spanja ishte më e mirë pothuajse në çdo aspekt të lojës përveç posedimit të topit i cili i takoi Kroacisë dhe numrit të goditjeve në total.

Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte Fabian Ruiz që u vlerësua me notën 9.0, ndërsa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Unai Simon (8.7) dhe Dani Carvajal (7.7)

Tek kroatët dy lojtarët më të vlerësuar ishin Mateo Kovacic (7.3) dhe Lovro Majer (7.0) ndërsa dështimi i ndeshjes ishte Josko Gvardiol i cili u notua me 6.2.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja kombëtareve:

Spanjë:

Kroaci: