Spanja fiton bindshëm ndaj Kroacisë

Spanja ka arritur të shënojë fitore bindëse në ndeshjen e parë në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Spanjollët triumfuan me rezultat 3-0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion”.

Golat për Spanjën i shënuan Morata (29’), Ruiz (32’), Carvajal (45+1’).

Në anën tjetër, Kroacia shënoi përmes Petkoviqit, mirëpo goli u anulua nga VAR-i.

Me këtë fitore, Spanja është e para në tabelë me tri pikë kurse Kroacia e fundit me 0 sosh. /Zëri