Zvicra e Shqiptarëve e nis me fitore “Euro 2024”, mposht Hungarinë
Zvicra ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë të kampionatit evropian “Euro 2024”.
“Helvetikët” mposhtën kombëtaren e Hungarisë me rezultat 3-1 në stadiumin “RheinEnergie”.
Golat për skuadrën e zvicerane i shënuan Duah (12’) dhe Aebischer (45’)dhe Embolo (90+3’), kurse për Hungarinë realizoi Varga (66’).
Granit Xhaka ishte shqiptari i vetëm që u paraqit në këtë takim, duke luajtur tërë kohën.
Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari mbetën në stol.
Me këtë fitore, Zvicra është e dyta me tri pikë, kurse Hungaria e treta me 0 sosh. /Zëri