Gjendet i vdekur një person në Gjilan
Sot në Gjilan një person është gjetur pa shenja jete tek penda e fshatit Livoq i Epërm.
Rastin e ka konfirmuar policia, të cilet thanë se kanë filluar hetimet për këtë rast, raposton Zeri.info.
“Më datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani
Ai tutje shtoi se nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete.
Osmani tutje njoftoi në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonal, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës.
“Hetues rajonal në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit”, përfundon Osmani. /Zëri