Osmani takon presidentin malazez në Zvicër, flasin për rëndësinë e mbrojtjes së paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjendet në Zvicër në kuadër të Samitit të Paqes për Ukrainën.

Osmani u takua me homologun e saj nga Mali i Zi, Jakov Milatoviq, me të cilin diskutuan për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes.

Kështu bëri të ditur Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.