Kurti takohet me Sekretaren e Përgjithshme të VEF, flasin për avancimin e Kosovës në këtë organizatë

Kryeministri i vendit  Albin Kurti ka pritur në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, Elena Kirtcheva dhe bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF).

Kurti priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, Elena Kirtcheva, për të biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik, kryeministri,

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit bë het e ditur se gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti.

Po ashtu, në fokus ishte edhe themelimi i zyrës së VEF në Kosovë, e cila do dakordohet përmes një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës dhe zyrës së kryeministrit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit. /Zëri