Vëllau rrah motrën në Lipjan, arrestohet nga policia
Një person është arrestuar nga Policia në Lipjan, pasi që i njëjti dyshohet se ka rrahur motrën e tij.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:06 në Lipjan, raporton Zeri.info.
" Lipjan 14.06.2024, 13:06. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, motrën e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri