Rrahje mes dy personave në Han të Elezit, njëri pëson lëndime trupore

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në mes dy personave në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën " Dëshmorët e Kombit "  rreth orës 22:40 në Han të Elezit, raporton Zeri.info.

“Rr. Dëshmorët e Kombit , Hani i Elezit 14.06.2024-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një rasti të mëhershëm, janë përleshur në mes veti i dyshuari dhe viktima meshkuj kosovarë. I dyshuari e ka goditur viktimën pas kokës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri