Klinë: Djali me probleme mendore kërcënon nënën e tij

Një baba ka raportuar në Polici se djali i tyre i cili kishte çrregullime mendore, e ka fyer dhe më pas e ka kanosë nënën e tij.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në Klinë rreth orës 22:00, raporton Zeri.info.

"Klinë 14.04.2024-22:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte çrregullime mendore, e ka fyer dhe më pas e ka kanosë edhe nënën e tij. Palët e cekura edhe më parë kanë raportuar rast të dhunës në familje dhe për këtë gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtës. I dyshuari është arrestuar ku ndaj të njëjtit janë hapur rastet dhunë në familje dhe mospërfillje e gjykatës. Me vendim të prokurorit  i dyshuari dërgohet në mbajtje", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri