Prizren: Babai në gjendje të dehur therr me thikë vajzën e tij, arrestohet nga policia

Një femër kosovare, ka raportuar në Policis se babai i saj nën ndikim të alkoolit e ka goditur me thikë duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rreth orës  00:10 në Prizren, raporton Zeri.info.

"Prizren 14.06.2024 – 00:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (babai i saj), nën ndikim të alkoolit e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri