Durrës: Bie në kontakt me energjinë elektrike në portin e Porto Romanos, ndërron jetë 35-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në Durrës.

Një 35 vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte në portin e Porto Romanos në Durrës.

Në polici janë shoqëruar personat përgjegjës ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews