Përurohet Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren, Kurti: Do të ndihmojë të shpëtohen jetë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit të premten është përuruar Shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit.

Drejtoresha e Spitalit të Prizrenit, Narqize Aliu, tha se dy shërbim do të ofrojë mundësi për të shpëtuar jetë.

“Dita e sotme është një ngjarje me rëndësi të veçantë për të gjithë ne. Ky shërbim na ofron mundësi që të shpëtojmë jetë. Reagimi adekuat dhe i shpejtë është i rëndësishëm në emergjencat kardiake. Pa ndihmën dhe përkrahjen tuaj nuk do të ishim këtu. Besojmë që kjo punë dhe tërë përkushtimi yt për ngritjen e cilësisë në spitale është prezente”, tha ajo.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka thënë se në vitin 2023 kanë pasur performancë rekorde të ndërhyrjeve.

“Kemi pasur mbi 4100 procedura të kryera dhe mbi 2500 vendosje të stentës. Suksesi varet shumë nga koha e ndërhyrjes. Shërbimi i ri do të mbulojë gjithë rajoni e Prizrenit. Do të ndihmoj që të shërojë jetë dhe do të ulë listën e pritjes. Shërbimi do të fillojë sot. Adaptimi i hapësirë është investim nga MSH-ja që kap vlerën rreth 1 milion euro. Plani është përpiluar qysh në vitin 2018. SHSKUK-ja ka siguruar të gjitha materialet shpenzuese si mbështetje profesionale që do të ofrohet nga SHSKUK-ja. Ajo çfarë presim të jenë rezultat është reduktimi i listës së pritjes në rajonin e Prizrenit. Qytetarët të kenë qasje në cilësi të lartë dhe me kosto të ulët”, theksoi Kurti.

Kurse ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, ka thënë se shteti i tij pothuajse e ka mbështetur sektorin shëndetësor të Kosovës dy dekada dhe kontribuoi në ndryshime thelbësore në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. /EO