Arrestohet personi që dyshohet se ngacmoi seksualisht një femër në Gjakovë

Një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur ditë më parë në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se ka arritur të arrestojë dje të dyshuarin për këtë rast, transmeton Zeri.info.

“Më 13.06.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri