Shqipëria zyrtarisht anëtare e Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rama tha se ky anëtarësim kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja.