Këto janë ligat me më së shumti lojtarë në “Euro 2024”
Kampionati Evropian në Gjermani do të fillojë spektaklin nesër në mbrëmje, me 24 skuadra, që do të synojnë trofeun e çmueshëm.
433 ka zbuluar ligat me më së shumti lojtarë në "Euro 2024".
Premierliga prin me 96 lojtarë gjithsej, e ndjekur nga Serie A me 90.
Bundesliga është e treta me 76, e pasuar nga La Liga me 55, ndërsa top-5shen e mbyll Ligue 1 me 29.