Në veri të Mitrovicës lirohen hapësirat e uzurpuara prej vitesh
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka liruar disa hapësira që ishin uzurpuara para disa viteve. Këto hapësira, sipas komunës, i përkasin gastronomisë dhe që kanë penguar lëvizjen e lirë.
“Në vazhdën e aktivitetit për lirimin e hapësirave publike është liruar hapësira e shfrytëzuar ndërvite për aktivitet të gastronomisë e cila ka penguar lëvizjen e lirë të banorëve. Në kuadër të aktiviteteve për realizimin e kërkesave të qytetarëve për lirimin e hapësirave publike, inspektorati komunal ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e hapësirave në rrugën 'Sutjeska'.”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet tutje, se qeverisja lokale në komunën e Mitrovicës Veriore është e përkushtuar për realizimin e kërkesave të qytetarëve.
Lirimi i hapësirave të uzurpuara është bërë edhe në një pjesë tjetër të qytetit gjatë ditës së hënë. /Zëri