Llajçaku e O’Brieni takohen në Bruksel, flasin për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Llajçak, njofton se e ka mirëpritur në Bruksel Ndihmës-sekretarin e Departamentit të Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien.
Me anë të një postimi në platformën X, ai shprehet se me mysafirin folën për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë e tyre për periudhën e që vjen.
“Është gjithmonë kënaqësi që ta mirëpres në Bruksel Jim O’Brien. Biseduam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë tona për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçaku. /Zëri
Always a pleasure to welcome @StateEUR Jim O’Brien to Brussels. We spoke about developments in the Western Balkans and our expectations for the coming period. pic.twitter.com/x634uAtUNU
— Miroslav Lajëák (@MiroslavLajcak) June 12, 2024