Shefi i Shtabit të Mbrojtjes i Britanisë: Trupat tona vazhdojnë të mbështesin sovranitetin e Kosovës
12 qershori u shënua me shumë aktivitete nga institucionet shtetërore në nder të Ditës së Çlirimit.
Këtë ngjarje e shënuan edhe aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që kontribuuan që Kosova të jetë këtu ku është sot.
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin, tha se ushtarët britanikë shërbyen dhe po vazhdojnë të shërbejnë në mbështetje të sovranitetit të Kosovës.
“Sot shënuam shërbimin dhe sakrificën e pjesëtarëve të Forcave tona të Armatosura që shërbyen në operacionet britanike dhe të NATO-s në Kosovë, si dhe të trupave tona që vazhdojnë të mbështesin sovranitetin e Kosovës edhe sot përmes misionit KFOR të NATO-s. Faleminderit”, shkroi Admirali britanik Sir Tony Radakin në X.
Today we marked the service and sacrifice of members of our Armed Forces who served in British and NATO operations in Kosovo, as well as our troops who continue to support Kosovo’s sovereignty today through NATO’s KFOR mission. Thank you. https://t.co/AIpCsqp1pM
— Chief of the Defence Staff ë (@AdmTonyRadakin_) June 12, 2024