Zyrtare: Kushtrim Gashi nënshkruan me Otrant Olympic nga Ulqini

Kushtrim Gashi do të paraqitet në kampionatin elitar të Malit të Zi në edicionin 2024/2025, pasi është prezantuar te klubi ulqinak Otrant Olympic.

Mesfushori Gashi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e Ulqinit, Otrant Olympic.

“KF Otrant-Olympic në negociata me lojtarin Kushtrim Gashi, i cili arrin nga Prishtina si lojtar i lirë arrijmë marrëveshjen që Kf Otrant-Olympic dhe Kushtrim Gashi të bëjnë kontratën një vjeçare”, shkruhet në faqen e klubit.

Gashi së fundi ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa ka luajtur edhe për Ballkanin e Suharekës.

Mesfushori pejan u largua nga Prishtina pas dy vitesh qëndrim, ku fitoi Kupën e Kosovës.