Nasim Haradinaj: Dita më e lumtur për mua ishte kur filloi lufta për ta larguar armikun

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj, ka dhënë një intervistë në ditën kur shënohet 25-vjetori i çlirimit të Kosovës.

Ai ka thënë se dita më e lumtur e tij nuk ka qenë kur është çliruar Kosova, por kur ka nisur lufta.

Haradinaj tha se ka qenë shumë e rëndësishme për të dhe për çdo shqiptar që ka kontribuar që të bindet popull që nuk ka opsion tjetër pos luftës.

“Ndoshta duket anomali, por ditë e lumtur për mua ka qenë kur ka filluar lufta sepse krejt jeta ime dhe e familjes sime dhe secilit shqiptar e ka pasur me ardh deri aty që njerëzit bindën që nuk ka rrugë tjetër pos luftës, që pranojnë me u organizu si një trup, si të përbashkët me largu armikun. Ka qenë ditë shumë e lumtur”, tha ai në T7.

“Kur kanë fillu aksionet dhe marrja e aksioneve që unë kam qenë në ngjarje. Mendoj që definitivisht për me dit që jam në grup është 1996”, ka thënë Haradinaj.