Ish-ushtari i UÇK-së: Nuk kemi shkuar në luftë për t’u pasuruar, por tjetër çka po bëhet tash
Safet Hajdari, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se është krenar me kohën e luftës.
Hajdari, mes tjerash thekson se ka kushtet mesatare, teksa shton se nuk ka shkuar për para në luftë.
“Jam krenar me atë periudhë që jam në luftë, për pare s’kemi shkuar në luftë. Nuk jemi shkuar në luftë për t’u pasuruar, por tjetër sen po bëhet tash”, u shpreh Hajdari në Klan Kosova.
“Së pari u bë një gabim, këto listat e veteranëve që i frynë shumë, me u bë 170 mijë 180 mijë, kanë mujt qenë 13 mijë ose 14 deri në 15 mijë”.
“Jetën e kam të mirë, mesatare, 170 euro pensionin, plakun e kam, punojë nga pak sa të mundem, ndërtimtari”.