Krasniqi në përurimin e shtatore së Blair: Ky monument simbolizon shpresën tonë të pakufishme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se sot është nderuar lidershipi i patrembur i Blair dhe mbështetja e palëkundur për çlirimin e Kosovës.

“Ky monument simbolizon shpresën tonë të pakufishme, miqësinë e përjetshme dhe mirënjohjen e përzemërt”.

“Faleminderit, kryeministër Blair!”, ka thënë Krasniqi.