Osmani për ushtarët dhe policët: Përpara me dinjitet, krenari e besnikëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar edhe një herë për parakalimin e njësiteve të Ushtrisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në marshin organizuar për 25 vjetorin e çlirimit të vendit. Ajo thotë se te secili pjesëtar i FSK-së e polic i Kosovës ngërthen një pjesë e historisë dhe sakrificës së një populli për liri.
“Në marshin e secilit pjesëtar të FSK-së dhe të Policisë, ngërthehet historia dhe sakrifica e një populli që ka luftuar për liri dhe pavarësi. Vajza dhe djem, përpara përherë me dinjitet, krenari e besnikëri! #25VjetLiri”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kujtojmë se sot paradite në prani të liderëve shtetëror, përfaqësuesve politikë, vendorë e ndërkombëtarë kanë parakaluar njësitet elitare të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës me armatimin e tyre, në 25 vjetorin e ditës së çlirimit.