Ushtria izraelite thotë se e ka vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut
Izraeli thotë se një nga komandantët më të lartë të Hezbollahut në Libanin Jugor u vra nga sulmet izraelite në Libanin Jugor të martën, raporton CNN.
Në një deklaratë të mërkurën, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se komandanti Talib Sami Abdulla ishte përgjegjës për sulme të shumta kundër civilëve izraelitë gjatë disa viteve.
Hezbollahu konfirmoi vdekjen e Talibit të martën, si dhe vdekjen e tre luftëtarëve të tjerë.
Të mërkurën, grupi militant lëshoi ëmbi 200 raketa drejt Izraelit, për të cilin thotë se është “në përgjigje të atentatit” të kryer nga Izraeli në fshatin Jouya, duke iu referuar vdekjes së Talibit.