Osmani: Kosovës i detyrohemi gjithnjë, siç na la amanet kryetrimi ynë Adem Jashari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë në nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit ka thënë se Kosova është trashëgimi e përjetshme e heronjve e martirëve e mëshiruar më së miri me trimat e trimëreshat që do të parakalojnë sot e që janë betuar se do ta mbrojnë atdheun me çdo çmim.

Në fjalimin e saj, e para e vendit ka thënë se Kosova është “atdheu ynë i përhershëm, që detyrohemi gjithnjë siç na la amanet kryetrimi ynë Adem Jashari”.

Ajo ka thënë se 25 vjet pas, Kosova meriton të anëtarësohet në NATO.

“25 vjet pas po ndërtojmë arkitekturën tonë të sigurisë kombëtare me partnerët tonë strategjikë për të zënë vendin e merituar në NATO. Kosova është atdheu ynë i përhershëm, i detyrohemi gjithnjë siç na la amanet kryetrimi ynë Adem Jashari. Kosova është e pavarur, trashëgimi e përjetshme e heronjve e martirëve e mëshiruar më së miri me trimat e trimëreshat që janë betuar se do ta mbrojnë atdheun me çdo çmim”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka falënderuar vendet aleate në krye me SHBA-në për ndihmën në çlirimin e Kosovës.

“Nderim i përjetshëm, siç dihet udhëtimi ynë drejt lirisë nuk ishte i vetëm, u mbështet nga aleatët që na qëndruan afër, faleminderit vendeve aleate të udhëhequra nga SHBA-ja për të na mbrojtur nga regjimi gjenocidal i Serbisë”, vijoi Osmani.