PSD-ja në 25-vjetorin e çlirimit: Liria ishte çmimi që e paguam shtrenjtë

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka uruar gjithë qytetarët në Ditën e Çlirimit, duke thënë se ky ishte rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë brezave.

Përmes një komunikate, PSD-ja tha se liria ishte çmimi që populli i Kosovës e kishte paguar shtrenjtë.

“Çlirimi i Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja dhe bën gjë që shkonte edhe përtej potencialit të tyre. Liria ishte çmimi që e paguam shtrenjtë. Fundi i shekullit XX ishte pjesa më ë vështirë e ecjes shqiptare për t’i flakur tutje prangat e robërisë, por bashkë me sfidën më të madhe të historisë tonë, erdhi edhe kurorëzimi i krejt asaj sakrifice shekullore – çlirimi i Kosovës më 12 qershor 1999”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

“Sot në këtë ditë bashkë me urimin, kujtojmë dhe falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në organizim të rezistencës; falënderojmë dhe përkulemi para të gjithë të rënëve dhe dëshmorëve të vendit; falënderojmë veteranin e UÇK-së, si dhe mirënjohje e veçantë shkon edhe për aleatët perëndimorë që sipërmarrjen tonë për çlirim e ndihmuan me intervenimin ushtarak të NATO-s”, thuhet në komunikatë. /Zëri