Liderë shtetërorë, bashkë me shumë mysafirë, bëhen gati për parakalimin e ushtrisë dhe policisë

Ka nisur ceremonia në Prishtinë, ku pritet parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Aty po merr pjesë komandantja supreme, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe mysafirë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë. /Zëri