Sveçla dhe Balla vizitojnë sot pikën e kalimit kufitar në Vërmicë
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla, do të vizitojnë sot pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.
Siç thuhet në komunikatë, autoritetet kufitare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë po vazhdojnë së zbatuari marrëveshjen për heqjen e kontrollit kufitar për shtetasit e të dyja vendeve dhe vizita e sotme në Vërmicë ka për qëllim pasqyrimin e avancimit të realizimit të kësaj marrëveshjeje.