Haradinaj: Hapja e urës së Ibrit, përgjigjja më e mirë ndaj deklaratës së të ashtuquajturit “Kuvend gjithëserb”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se hapja e urës së Ibrit do të ishte përgjigjja më e mirë që Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare do t’ia jepte Serbisë.

Haradinaj ka thënë se Serbia dy herë poshtëroi bashkësinë ndërkombëtare dhe QUINT-in me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”.

“Brenda një jave Serbia dy herë poshtëroi bashkësinë ndërkombëtare dhe QUINT-in me të ”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulini nga Moska me deklaratat e tij mesjetare, të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Bashkësia ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e urës së Ibrit”, tha Haradinaj.