Vetëplagoset me pushkë ajrore një person në Viti

Një person është vetëplagosur të martën në Viti.

Dyshohet se personi është vetëplagosur me pushkë ajrore dhe i njëjti pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi, transmeton Zeri.info.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull në garazhin e shtëpisë së tij ishte vetëplagosur me një pushkë ajrore. I dyshuari nga familjarët e tij është dërguar për trajtim mjekësor dhe pas trajtimit është liruar në shtëpi. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore dhe një kuti me municion. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri