Wenger: Shqipëria mund të jetë befasia e “Euro 2024”
Arsene Wenger ka bërë parashikimet në kampionatin evropian “Euro 2024”, përkatësisht për Kombëtaren e Shqipërisë.
Wengeri për “kuqezinjtë” tha se mund të jenë befasia e këtij kampionati, duke përfshirë edhe Skocinë dhe Austrinë.
Në anën tjetër, ish-trajneri zbuloi edhe favoritët për të fituar turneu, që sipas tij janë Franca dhe Anglia.
“Shqipëria mund të jetë kali i zi (i Evropianit), sepse kanë cilësi. Mund të jenë ata (befasia). Dy të tjera që mund të krijojnë vërtetë befasi janë Skocia, sepse nuk kanë qenë asnjë herë kaq mirë sa janë dhe Austria. Favoritët për të fituar turneun janë Franca dhe Anglia”, tha Arsene Wenger. /Zëri