Kush ishte gjenerali gjerman që i tha prerë ushtrisë serbe: “Ky është një urdhër, keni 28 minuta të largoheni”
Në qershor të vitit 1999 gjenerali Helmut Harff po bëhej gati të futej në Kosovë.
Nga shtabi i NATO-s në Durrës ai po përgatiste hyrjen e trupave gjermane në Kosovë, por rrugët e Shqipërisë Veriore ishin më shumë shtigje të dhive dhe deleve. Koha nuk mjaftonte, KFOR-i në Kosovë duhej të hynte sa më shpejt, në mënyrë që të mos krijohej asnjë vakuum i sigurisë, ndërsa ushtria serbe ishte duke u larguar.
Ende nuk ishte e qartë se nga do të hynin trupat gjermane në Kosovë: përmes Kukësit apo nga Tetova? Për të hyrë nga Maqedonia Harff kishte marrë lejen nga ushtria maqedonase. Por, gjatë takimit me shefin e armatës maqedonase, gjenerali gjerman ishte habitur kur oficeri nga Shkupi së pari po i tregonte gjerë e gjatë mbi problemet e tij reumatike.
Harffi komandoi trupat gjermane, të cilat hynë në Kosovë në qershor 1999, pasi NATO kishte bombarduar Serbinë 78 ditë me radhë dhe e kishte detyruar të largojë forcat e saj nga Kosova. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës. Harffi i tha oficerit serb se i “keni 30 minuta” për t’u larguar. Debati vazhdoi edhe pak dhe Harffi tha: “Ky është fundi i muhabetit. I keni edhe 28 minuta”. Serbët u larguan.
Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës.
“Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, -pyet gjenerali gjerman komandantin serb.
“Gjashtë orë”, replikoi komandanti serb.
“Kjo nuk është e mundur. Keni 30 minuta”, tha gjenerali gjerman.
“Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas”, replikon përsëri serbi.
“Ky është një urdhër”, tha ai.