Kurti: Qeveria është e hapur për KF Ballkanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e tij për kampionin në fuqi, KF Ballkani.

Kurti së bashku me ministrin e Sportit Hajrulla Çekun mirëpritën skuadrën suharekase, pas suksesit të “portokallinjve”.

Kurti falënderoi për emocionet e festat këtë stinor, për dhuratën e veçantë, topin e futbollit me nënshkrimet e futbollistëve kampionë, me të cilin Ballkani e filloi ndeshjen historike në pjesëmarrjen e parë të ndonjë klubi vendor në Ligën e Konferencës. /Zëri

Postimi i plotë nga Kurti (pa ndërhyrje):

Qeveria është e hapur për KF Ballkanin.

Tre vjet rresht, tri herë kampion në Superligën e futbollit në Republikën e Kosovës, ndërkaq sivjet për herë të parë edhe fitues i Kupës së Kosovës. Ky sukses i jashtëzakonshëm shkon për klubin futbollistik KF Ballkani nga qyteti i Suharekës, që pa dyshim është shndërruar në qytet të sportit.

Me gjithë këto suksese, me pjesëmarrje edhe në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve, me shumë lojtarë që nga ky klub tash janë pjesë e shumë ekipeve të njohura në Evropë e më gjerë, e ardhmja e kampionit aktual të futbollit në Kosovë është pa dyshim edhe me më shumë suksese.

Ju faleminderit për emocionet e festat këtë stinor. Faleminderit edhe për dhuratën e veçantë, topin e futbollit me nënshkrimet e futbollistëve kampion, me të cilin Ballkani e filloi ndjeshjen historike në pjesëmarrjen e parë të ndonjë klubi vendor në Ligën e Konferencës.