Clintoni kujton çlirimin e Kosovës në përvjetorin e 25-të, Osmani e falënderon

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, i cili pati rolin kyç në ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar çlirimin e vendit tonë.

Clintoni ka publikuar një video në platformën “X”, në të cilën flet për ndërhyrjen e NATO-s, ndërsa ka kujtuar 25 vjet paqe në Kosovë.

“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, shkroi Clintoni, transmeton Zeri.info.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe presidentja Vjosa Osmani.

“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti president, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, shkroi Osmani. /Zëri