Kroosi zbulon ëndrrën e tij të fundit para se të pensionohet nga futbolli

Toni Kroos ka zbuluar dëshirën e tij të fundit para se të pensionohet nga futbolli.

Legjenda gjermane ka thënë se shpreson të fitojë Euro 2024. Duke folur për mediat të martën, reprezentuesi gjerman zbuloi se synimi i tij me Gjermaninë ka qenë fitimi i çdo gare ku kanë luajtur.

“Nëse nuk do ta ndjeja se është e mundur, nuk do të kthehesha në ekipin kombëtar, sepse gjithmonë ka të bëjë me fitimin e çdo kompeticioni ku luaj”, ka thënë Kroos.

“Ai fund do të ishte paksa shumë i lezetshëm, me Ligën e Kampionëve dhe Euron. Gjërat shkuan paralelisht me vendimin për t’u rikthyer”.

“Unë ende dua të jem i suksesshëm dhe dua të fitoj turneun këtë verë. Kjo është mjaft e qartë”, ka shtuar më tej Kroos.

Mesfushori ikonë i Real Madridit njoftoi vendimin e tij për të varur këpucët në fillim të muajit të kaluar. Ai u largua nga Bernabeu pas dhjetë vitesh, pasi kishte fituar gjithçka që ishte e mundur në nivel klubi.

E vetmja gjë që i mungon kabinetit të trofeut të tij është medalja e kampionit të Evropës.