Nesër në Ferizaj përurohet shtatorja e Tony Blairit

Në Ferizaj, nesër, inaugurohet shtatorja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, gjatë kohës së luftës në Kosovë 1998-99, Tony Blair.

Në shenjë falënderimi për kontributin e tij dhënë për lirinë e Kosovës, qyteti i Ferizajt, në Ditën e Çlirimit, 12 qershor, do ta përurojë shtatoren e Blair.

Punimet për shtatoren së Tony Blair, kanë filluar para disa vitesh, shtatoren e ka punuar skulptori, Agon Qosa, ajo do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij, dhe është pranë “Sheshit të Dëshmorëve”.