Nazmi Gripshi reagon pas largimit nga FC Ballkani
Nazmi Gripshi tashmë është larguar nga Ballkani.
Pak orë më parë ishte vetë kampioni në fuqi që konfirmoi largimin e lojtarit nga skuadra, pasi i kishte përfunduar kontrata, kështu duke mos e vazhduar tutje, transmeton “Zëri”.
Pas largimit të tij nga skuadra suharekase, tani ka reaguar Gripshi, ku i ka falenderuar të gjithë. /Zëri
Postimi i Gripshit (pa ndërhyrje):
Nga sot bëj me dije që marrëveshja me FC BALLKANIN ka mbaruar.
Për mua është një emocion i papërshkruar të njoftoj largimin nga një klub ku kalova 4 vite. 4 vite ku së bashku e bëmë të pamundurën të ishte e mundur me sukseset më të mëdha që një ekip mund të arrij.
Dua të shpreh falenderimet më të sinqerta për ekipin e FC BALLKANI, presidentin e klubit , stafin teknik , stafin mjekësor , bashkëlojtarët , tifozet Xhebrailat dhe gjithë pjesën tjetër të klubit.
Një falenderim i veçantë për trajnerin e klubit Prof. Ilir Daja pa ndihmën e të cilit nuk do isha ku jam sot. Ai i cili nuk e humbi asnjëherë besimin edhe kur unë e bëra.
Është nder dhe kënaqësi kush ka fatin të jetë nën urdhrat tuaja.
Shumë i lumtur dhe krenarë që kisha fatin të ndaj këtë eksperiencë dhe këto suksese me ju.
Klubit FC BALLKANI , i uroj çdo sukses në garat e Evropes dhe në të ardhmen e gjerë.
Do jeni gjithmonë në zemrën time dhe përherë përkrahës i juaji.
Me respekt,
Nazmi Gripshi