Ilir Konushevci: Emri që mbaj, përgjegjësi dhe krenari
Ilir Konushevci, nip i heroit të kombit Ilir Konushevci, në 25-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, tha se duke marrë parasysh punën dhe aktivitetin e axhës së tij për vendin, është krenari për të, për familjen, si dhe për gjithë ata që kanë njohur atë.
“Shumëkush jep për atdheun, por gjëja më e çmuar për atdheun është jeta dhe këtë e ka bërë axha im, Ilir Konushevci, si një nga luftëtarët e parë që ka filluar rezistencën ndaj okupatorit serb”, tha Ilir Konushevci në ‘Java e Lirisë’, në RTK.
Ai, më tutje, foli për historikun e pagëzimit të tij me emrin e xhaxhait të tij, heroit Ilir Konushevci, teksa vuri në dukje se me t’u marrë vesh se do të vinte në jetë një djalë, prindërit, me mbështetjen e gjyshit dhe të gjyshes, u mor vendim që të më pagëzonin me emrin Ilir, që janë gëzuar të gjithë, veçmas gjyshi e gjyshja.
“Emri i Ilir Konushvecit që mbart unë është përgjegjësi, por e mbaj edhe me krenari dhe xhelozi. Për çdo veprim timin duhet të mendoj shumë përpara se ta realizoj, ngase nuk është veprim i imi tashmë, por që, në raste, mund t’i shkaktojë dëm axhës tim”, deklaroi Ilir Konushevci.