Osmani takohet me Begajn: Në prag të Ditës së Çlirimit, të cilën do ta shënojmë bashkë
Presidentja Vjosa Osmani sot e ka pritur në Kosovë homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë disa fotografi dhe ka bërë të ditur se Begaj do të qëndrojë në Kosovë për Ditën e Çlirimit që është nesër, më 12 qershor.
“Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilën do ta shënojmë bashkë! “, ka thënë Osmani.